Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • KUVEND 2025
  • Politika

PROFIL I PAAUTORIZUAR – Matilda Matija, një vajzë me mentalitet kampioni, risia e politikës shkodrane!

ShkodraWeb 21 April, 2025
matilda matija profil i paautorizuar

Matilda Matija ishte kandidatura e parë zyrtare për deputete në zgjedhjet e 11 maj 2025 në qarkun e Shkodrës. Në një sallë të tejmbushur, ajo u prezantua si një e re, e cila kërkon të përfaqësojë bashkëqytetarët e saj në parlamentin e ri. Ishte mesi i muajit shkurt, kur Matilda shpalli ambicjen e saj për të nisur një rrugëtim tjetër. Besojmë se zgjedhja e saj për të hyrë në politikë, ka qenë e mirëmenduar dhe e konsultuar, ndërsa Partia Agrare Ambjentaliste, subjekti që e kandidoi, ishte zgjedhje për të treguar se nuk i atashohet “partive të mëdha”, siç kërkojnë dhe bëjnë shumica e të rinjve për të hyrë e ecur në politikë.

Sot, Matilda është pjesë e listës së hapur të koalicionit për Shqipërinë Madhështore. Nga prezantimi i saj dhe deri para pak orëve, kjo vajzë ka ecur mjaft, sidomos në komunikimin publik. Politika, brenda e jashtë Shqipërisë, njeh raste kur individë të ndryshëm, pavarësisht ideve që mund të kenë, nuk i artikulojnë në mënyrën e duhur por ky nuk është rasti i Matildës. Përkundrazi.

Arsimimi, përzgjedhja e institucioneve ku ai përfitohet, është shumë i rëndësishëm për një individ. Me gjasë, kjo është një nga pikat e forta të Matildës por jo më e forta. Për shkak të angazhimit shumë të gjatë të familjes së saj në futbollin e femrave, Matilda ka pjesën e vetë të rëndësishme në sukseset e Vllaznisë së vajzave, kampione e pakontestueshme në Shqipëri dhe ekipi më i njohur e i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Natyrisht, shumëkush mund të pyes: çfarë lidhje ka kjo eksperiencë me kandidimin e saj si deputete? Kjo pyetje, vjen ndoshta nga persona që nuk e kuptojnë sa duhet lojën që zhvillohet në “fushën e blertë”. Janë vetëm 90 minuta që sheh dhe shijon publiku, por janë mijëra të tjerë që e parapërgatisin atë ndeshje. Ka përgatitje fizike, taktike, teknike dhe mbi të gjitha psikologjike. Në fund, ajo që triumfon, është mentaliteti i kijuar dhe në këtë rast, Matilda ka fatin të jetë rritur me mentalitet kampioni!

Edhe politika, është e ngjashme me futbollin. Daljet publike apo seancat në Kuvend, janë vetëm maja e ajsbergut të saj, pjesa e dukshme për publikun. Pjesa e padukshme, është më e rëndësishmja, e cila i paraprin vendimmarrjeve të rëndësishme për qytetarët. Matilda Matija ka hyrë në politikë si njohëse e mirë e mënyrës se si funksionon kjo “ndeshje”, ka hyrë në politikë me mentalitet kampioni. “Ndeshja” zgjat 90 minuta por ajo përfundon vetëm pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit.

Është akoma shpejt të analizohet nëse kjo garë e 11 majit 2025 është përmbushja e dëshirës së një të reje për të kontribuar për bashkëqytetarët e saj në nivelin më të lartë të politikës apo është vetëm hapi i parë i angazhimit të saj. Ndoshta mbetet të shihet pas 11 majit 2025, kur Matilda do ta kuptojë më në detaje funksionimin e politikës duke e parë nga brenda, duke vlerësuar nëse ia vlen apo jo, ngjashmëritë apo ndryshimet edhe me futbollin. Sot thjesht mund të pohohet se Matilda Matija është futur në garë me mentalitet kampioni. Ata që ndjekin sportin, sidomos futbollin, e kuptojnë mirë çfarë bonusi ka në garë! /ShkodraWeb/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 21 prill 2025…
Artikull pas: IN MEMORIAM – 60- vjetori i munguar i Prof. Dr. Artan Boriçit, kontributi i tij për kërkimin shkencor…

TË FUNDIT

ilirian-celibashi
  • Kryesore

DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ…

ShkodraWeb 21 May, 2025
Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

ilirian-celibashi
  • Kryesore

DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ…

ShkodraWeb 21 May, 2025
Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.