Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PROFIL I PAAUTORIZUAR – Kliti Hotin pa e takuar asnjëherë, përmes qasjes së tij publike për Shkodrën…

ShkodraWeb 6 April, 2025
kliti hoti biciklete 2025

Për mua personalisht, kandidimi i Kliti Hotit në zgjedhjet e 11 maj 2025, nuk ishte suprizë. Edhe pse në distancë, prej vitesh e kam parë aktiv në shumë aspekte të jetës. Jo vetëm për shkak të profesionit si mjek por edhe në angazhimit në fusha të tjera të ndryshme, duke patur si kryefjalë gjithmonë Shkodrën.

Kliti nuk ka nevojë për reklamë, nuk ka nevojë as për avokati. Ai është pjesë e një grupi të vogël të rinjsh, elite, e cila ka ditur të bashkëpunojë e bashkëveprojë, duke mos u penguar nga pozicionimet e momentit, qoftë edhe politike. Shembujt janë disa dhe Shkodra, shkodranët por edhe përtej, i dinë mirë.

Ai është ndër djemtë e realizuar të Shkodrës, duke ndjekur fort nga pas ëndrrat e tij. E ëndrra, ndoshta më e madhe dhe më publike, është Shkodra, e parë kryesisht në kënvështrimin sportiv. E për ti shërbyer kësaj ëndrre, realizimit e materializimit të saj, Kliti nuk kurseu asnjëherë, për shumë e shumë vite radhazi.

Në fakt, Kliti nuk ka nevojë as për këto pak rreshta. Thjesht, si njohës nga larg i aktivitetit të tij publik, edhe si Konsull Nderi i Hungarisë, po jap disa konsiderata personale, pa dashur të influencoj, të ngre apo shemb piedestale. Një emër si Kliti Hoti, i bën nder dhe do ti bënte nder çdo liste të mbyllur apo të hapur të partive politike në Qarkun e Shkodrës.

Jam i bindur, se në hapësirat që do të ketë si deputet i Shkodrës, përsëri do të vazhdojë të ndjekë e realizojë ëndrrat e tij. Besoj se as “Triathlon Labeat” nuk do ti ndahet asnjë vit, as edhe ndeshjeve e turneve të tenisit në Shkodër, një tjetër pasion i tij publik. Do të jetë një zë i fortë për Shkodrën, duke mos patur ngarkesa të asnjë lloji, as edhe politike. Sepse ashtu duket është formuar, ashtu e njoh unë të paktën prej shumë vitesh, në aspektin e tij publik. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Jam gati për këtë sfidë!”, kandidati për deputet i PD- AMSH Arben Lushaj vijon prezantimet para strukturave…
Next: “Nana dhe motra jeme ishin nji ndër qindra gratë që punonin për t’sigurue jetesën”, Marjana Koçeku në biznesin fason

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.