
Kejsi Spahija është natyrshëm pjesë e listës së hapur të PS- së për qarkun Shkodër. Ajo vjen si përfaqësuese e spikatur vitet e fundit, e FRESSH, Forumit Rinor Eurosocialist, organizatës rinore partnere të PSSH- së. Kejsi nuk vjen vetëm si antëtare por edhe ndjekëse e etapave të duhura për formimin e saj politik, duke nisur nga Akademia Politike.
Në aspektin profesional, Kejsi Spahija ka ndjekur shembullin brenda familjes, në mjekësi dhe konkretisht stomatologji. Përfundimi me sukses i studimeve në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, është tregues i vullnetit, forcës dhe përgatitjes për të realizuar veten në këtë aspekt. Bashkë me nënën e saj, një emër i njohur edhe si presidente e Urdhrit të Stomatologëve për Shkodrën, Kejsi e ushtron këtë profesion.
Emri i Kejsi Spahija, është lakuar shumë këto dy vitet e fundit brenda PS- së dhe strukturës së FRESSH, duke u kthyer në një figurë qendrore të përfaqësimit si simbol i të rinjve në këtë familje politike. Ka qenë aktive në veprimtari politike e sociale, brenda e jashtë strukturës politike ku bën pjesë, duke spikatur edhe në lidership.
Qasja e saj publike si kandidate për deputete e PS- së në listën e hapur, është e mirëmenduar. Fokusi i saj, siç është e natyrshme, është rinia, të rinjtë, bashkëmoshatarët. Ajo përpiqet dhe punën me këtë shtresë, duke përçuar edhe programin e PS- së, natyrisht, duke treguar edhe atë që është bërë deri tani për të rinjtë.
Mënyra e ndërtimit dhe ndarjes së territorit të fushatës elektorale, e favorizon pozicionin e Kejsit. Dukshëm, ajo ndjehet apo shfaqet në “territorin” e saj, me një komunikim publik në nivele të kënaqëshme, lirshmëri dhe artikulim i pastër, i qartë. Pavarësisht asaj çfarë do të rezervojë 11 maj 2025 për Kejsin, me këtë pjesëmarrje në garë, ajo përfiton një vlerë të shtuar në eksperiencën jetësore por edhe politike. /ShkodraWeb/