Skip to content
8 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Produkt televiziv pa asnië vlerë artistike”, Mentor Kikia fyen Luiz Ejllin, reagon kolegia: Keqinterpretim i Aurela Gaçes

ShkodraWeb 5 August, 2023
kikia kurti ejlli gace 2023

Disa ditë më parë, gjatë një interviste, me mjaft klas, Aurela Gaçe u shpreh se nuk do të donte tani një bashkëpunim me Luiz Ejllin por pasi “ti kalojë fama”. Është një pozicionim i lirë, i një këngëtareje me shumë emër në këtë vend.

Këngëtari shkodran nuk reagoi. Ndërkohë, reagoi një gazetar. Mentor Kikia, i cili duhet thënë se as gjatë kohës që Luiz Ejlli ishte në BBVip, nuk tregoi dashamirësi as për të dhe as për formatin televiziv, shkruan ShkodraWeb.

“Nuk po e mbaj dot me…

Me dilnin keto dite neper rrjet, poshte e lart dhe pa fund, lajme-leshi qe Aurela Gace refuzon Luisin per te kenduar sebashku. Keto soi “laimesh” jane Iloge mediatike per klikike, e di une kete, padyshim. Por si keni kurajen o bicim media te perbalini nje kengtare, nje artiste, nje grua te madhe si
Aurela me nie produkt televiziv pa asnie vlere artistike(njerezore se, di se nuk e njoh). Yt fare e keqe se po e dhi…. gazetarine deri ne themel.“, shkruan Kikia.

Ky koment i Kikisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe talljet me gazetarin e njohur. Ndërkohë, ka ardhur edhe një reagim në formën e një shkrimi nga Kozeta Kurti, edhe ajo moderatore, gazetare e autore.

“I vetmi problem, në këtë rast dhe mijëra të tjerë, është fakti se media jonë, nga ato më “prestigjiozet”, deri tek ato me IP dhe laptop nga banja e shtëpisë, është keqinterpretimi i qëllimshëm i ligjëratës së Aurela Gaçes, çka çon pastaj në këtë tifozerinë histerike që ky milet e ka fort për zemër.
Kurse të thuash, që Luiz Ejlli është pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr!

Është e vërtetë që Luiz Ejlli është produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.

Është fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother është nga të paktët që ka hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” (ndonëse unë kam një qasje tjetër për VIP-in), ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin kush janë.

Pastaj, edhe këtë reality show, varet si e përdor; Arbër Çepani është produkt Big Brotheri, por është sot një nga sipërmarrësit më të njohur të gjeneratës së tij.

Nuk ka faj Luizi që mund të postojë për kokërr të qejfit të vet një pjatë me fasule në rrjetet e veta sociale e “kolegët” e tu e të mitë nxitojnë ta bëjnë lajm për të kap’ ndonjë view prej tij!

P.S. Doja ta lija si koment në postimin tënd Mentor Kikia, por s’më lejonte.“, përfundon komentin e saj Kozeta Kurti në Facebook, shkruan ShkodraWeb.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 5 gusht 2023…
Artikull pasardhës: NGA LUTFI DERVISHI – Vetingu që po vjen nga qielli (Sky), a do të arrestohet “shteti brenda shtetit”?

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë 7 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital 7 March, 2026
  • VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët” 7 March, 2026
  • VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat… 7 March, 2026
  • Zjarri aksidental përfshin banesën në Shkodër, digjet plotësisht shtëpia e 67- vjeçarit në lagjen “Partizani” 7 March, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston 24- vjeçarin, i riu akuzohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij… 7 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 mars 2026… 7 March, 2026
  • Caktimi i datës së zgjedhjeve të reja, Osmani mbledh krerët e partive, bojkoton kryeministri Kurti… 6 March, 2026
  • “Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese 6 March, 2026
  • ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve… 6 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik gegolli

VIDEO – Bashkëshorti, babai dhe kryefamiljari lufton me vdekjen prej 5 muajve, thirrje shqiptarëve për ndihmë

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplaset me autoveturën në Shkodër- Koplik, 4 persona përfundojnë në spital

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
7 marsi mond ndou 2026

VIDEO – Mirënjohje dhe falenderim për mësuesit shkodranë, kryetari i Qarkut Shkodër pret “veteranët”

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
kallaku vlora 2026

VIDEO – “Në Vlorë për fitore me Flamurtarin”, Sherif Kallaku i Vllaznisë vlerëson ekipin vlonjat…

ShkodraWeb 7 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.