ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Procesi i zgjedhjeve në Shqipëri nga 1991- i, “kalojmë klasën” me notën 5- më “të mirët” Alia, Berisha e Nano…

Cilësia e mbajtjes së proçeseve zgjedhore në Shqipëri po njeh rënie nga viti në vit. Instituti i Studimeve Politike paraqiti grafikun e vlerësimit të të gjitha zgjedhjeve të mbajtura në vendin tonë në 28 vitet e pluralizmit politik. Rezultatet bazohen në raportet e OSBE-ODIHR-it.

Referuar vlerësimeve të këtij instituti, verdikti më pozitiv jepet për zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, zgjedhjet lokale të korrikut të 1992 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005.

ISP-ja argumenton se faktor në arritjen e rezultateve pozitive në zgjedhjet e dyta pluraliste të vendit tonë ishte ‘’referendumi popullor për të zbritur nga pushteti Partinë e Punës dhe për t’i hapurr rrugë qeverisjes së plotë demokratike’’.

Në lidhje me zgjedhjet e para lokale në vendin tonë (korrik 1992) faktohet se partia e re në pushtet PD-ja humbi gjysmën e zonave administrative, rezultat i cili nuk u kontestua nga ish-presidenti dhe ish-lideri historik i PD-së Sali Berisha.

Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, ISP arsyeton se ky proçes elektoral u vlerësua ne notën 7 për faktin e nevojës për rotacion në pushtet pas 8 vitesh qeverisje të PS-së.

Pranohet me unanimitet se zgjedhjet parlamentare të 1996 dhe 1997 pranohen si proçeset elektorale më të dështuara të Shqipërisë.

Duke marrë parasysh proçeset e fundit zgjedhore nga 2009 e deri më sot, Shqipëria njeh rënie të konsiderueshme në mbarëvajtjen e votimeve. Në këtë pikë, ISP-ja argumenton se depërtimi i personave me të shkuar kriminale, rritja e arrogancës së pushtetit dhe modifikimi i mashtrimeve elektorale kanë ndikuar në degradimin e proçeseve zgjedhore në vendin tonë.

Theksi vihet dhe te zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat rezultojnë fiktive në partitë politike.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.