Skip to content
3 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

Procesi i zgjedhjeve në PD Shkodër, Xhevdet Amuli: Po rezulton në përçarje me qëllim uzurpimin me çdo kusht…

ShkodraWeb 2 years ago

Partia Demokratike, dega Shkodër kundërshton përpjekjet që po bëhen për një proces në dukje zgjedhor nga persona të vetëdeklaruar si Komisioni i Rithemelimit në Shkodër.

Ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet, reformimin apo organizimin e Partisë Demokratike të degës Shkodër dhe aq më pak ka të bëjë me votën e lirë. Ky proces, në tërësinë e tij po bazohet mbi emërime të individëve në krye të seksioneve apo grupseksioneve të cilët nuk kanë dakortësinë e anëtarësisë. Procesi zgjedhor i pretenduar se po zhvillohet në një pjesë të grupseksioneve të Degës, përtej propagandës, rezulton një proces përjashtues sepse nuk ka përfshirë anëtarë të cilët kanë kontribuar, demokratë që kanë sakrifikuar ndër vite dhe punuar për Partinë Demokratike edhe pse të pa vlerësuar për sakrificat dhe kontributet e tyre, duke besuar në vlerat e saj.


Përtej propagandës dhe deformimit të realitetit, se ky proces po bëhet në emër të bashkimit, mosrespektimi i të drejtave të demokratëve, mospërfshirja dhe përjashtimi nga ky proces i anëtarëve të cilët mendojnë ndryshe, po rezulton vetëm në përçarje dhe ka vetëm një qëllim, uzurpimin me çdo kusht.

Kryesia e Partisë Demokratike, dega Shkodër, gjatë mbledhjes së mbajtur sot më dt.09.04.2022,shpreh qëndrimin se asgjë nuk duhet të na ndalojë të jemi bashkë dhe do të vazhdojmë të punojmë të palëkundur në këtë qëndrim. Por bashkimi i demokratëve duhet të jetë një bashkim i vërtetë dhe real, një bashkim që nuk përjashton por që përfshin, një bashkim që nuk mohon por mbështetet në vlerësimin e kontributeve të gjithësecilit.

Në emër të këtij bashkimi, i cili duhet të bazohet në vlera dhe parime, të bazohet në gjithpërfshirje, në transparencë dhe garantim të votës së lirë, i bëjmë thirrje asaj pjese të Partisë Demokratike, e cila sot është e angazhuar me Komisionin e Rithemelimit të ndërpresë këtë proces zgjedhor si një proces jo ligjor, uzurpues dhe aq më pak legjitim.

Përpjekjet për të vazhduar në një proces përjashtues dhe të njëanshëm, nuk shprehin vullnetin dhe qëllimin për bashkim të demokratëve dhe të Partisë Demokratike, por dëmtimin dhe përçarjen e saj të pashmangshme.

Bashkimi i demokratëve duhet të shërbejë për të ringritur Partinë Demokratike mbi vlera dhe parime, duhet të shërbejë për një Parti Demokratike që i flet shoqërisë shqiptare dhe i ofron kësaj shoqërie vlerat e saj më të mira së bashku me një vizion të qartë se çfarë duam të jemi ne në të ardhmen. /Publikuar në faqen Facebook të Xhevdet AMULI/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VITI 1946 – Historia e inxhinierit austriak i dënuar pa asnjë provë, zgjodhi Shkodrën për të jetuar e kontribuar…
Lajmi pasues: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 prill 2022…

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

3 hours ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

3 hours ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”… 3 December, 2023
  • VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër… 3 December, 2023
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet… 3 December, 2023
  • VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët 3 December, 2023
  • E RËNDË – Ecte anash rrugës bashkë me një shoqe në Rimini të Italisë, makina përplas për vdekje shqiptaren 31- vjeçare 3 December, 2023
  • FOTOLAJM – Pas rreth 3 dekadave, ndërtesa e papërfunduar në zemër të pedonales në Shkodër “rikonstruktohet” 3 December, 2023
  • VIDEO – Tentoi ti shmanngej kontrollit të policisë me mjetin e tij, arrestohet në Vau Dejës 19- vjeçari, iu gjetën… 3 December, 2023
  • Ekzekutimi i Entjan Nikulaj, shoqërohen në polici 20 persona, dyshohet se tre vetë morën pjesë në atentat… 3 December, 2023
  • EMRI – U shkarkua nga Ministri i Drejtësisë, i vihen prangat drejtorit të burgut, ja për çfarë akuzohet… 3 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • U qëllua me 30 plumba, ndërron jetë në spital 40- vjeçari, djali i xhaxhatit të biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj 2 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

3 hours ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

3 hours ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

4 hours ago
VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët
  • Aktualitet

VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.