Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Gjermanisë në Lorrach. Përmes një postimi në Facebook Topalli tregon se çfarë u diskutua në takimin me shqiptarët e Gjermanisë.
“Vota e diasporës ishte fokusi i takimit me shqiptarët e Gjermanisë”, thotë Topalli, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve anembanë botës që të shprehin vullnetin e tyre të lirë në votimet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Topalli tha se më datën 11 janar 2025 do të nisë regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ajo e cilësoi këtë ngjarje “procesi historik për diasporën shqiptare”.
“Kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbni, një e drejtë që i kemi pritur prej vitesh”, u shpreh Topalli.