
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 29 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar ish- bashkëshorti i saj, shtetasi S. P., 37 vjeç, se ish-bashkëshortja është larguar me dy fëmijët e saj të mitur, pa dijeninë e tij dhe nuk mund të kontaktojnë me fëmijët e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarisë bankare’’ dhe “Punësim i paligjshëm”, sepse në subjektin e këmbimit valutor “Exchange”, në lagjen “Vasil Shanto” që administrohej prej saj, është konstatuar nga shërbimet e policisë se ushtronte aktivitet e paliçensuar nga Banka e Shqipërisë si dhe kishte punësuar punonjës të paregjistruar në organet tatimore.