Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026
miser bllokuar aku 2025

Pas bllokimit të një sasie 130 ton misër të importuara nga Serbia nga një subjekt me qendër në Shkodër, ka nisur procedimi disiplinor për 13 inspektorë të AKU në Tiranë dhe Shkodër për lëshime në detyrë. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka dhënë një informacion më të detajuar, lidhur me aksionin e radhës për misrin blegtoral.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, sqaron opinionin publik se, pas konstatimit të prezencës së aflatoksinës në një sasi misri blegtoral në qarkun Shkodër, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat ligjore për bllokimin e produktit, ndërkohë që kontrollet e fundit të ushtruara në terren në Mars 2026 kanë nxjerrë në dritë shkelje të rënda nga ana e operatorit të biznesit. Ky subjekt ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin duke prishur me dashje shenjat e sigurisë (shiritat e bllokimit) dhe duke lëvizur sasinë e pasigurt pa asnjë dokumentacion gjurmueshmërie, veprime për të cilat AKU ka reaguar me vendosmëri të plotë duke vendosur katër masa administrative “Gjobë” dhe duke depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë prishje me dashje të shenjave të sigurisë, vendosje në qarkullim të ushqimeve të rrezikshme dhe mashtrim me produktet ushqimore.

​Gjithashtu, institucioni ka treguar gatishmëri të lartë për të nxjerrë përgjegjësitë edhe brenda strukturave të veta, duke nisur procedimet disiplinore për inspektorët e DRAKU Shkodër për lëshime në detyrë, pasi integriteti i procesit të inspektimit është i panegociueshëm.

Ndërsa vlerësojmë rolin e medias në denoncimin e rasteve abuzive, ftojmë të gjithë raportuesit që t’u referohen fakteve zyrtare për të shmangur keqinformimin dhe panikun e pabazë te qytetarët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se mbetet në gatishmëri të plotë në misionin e tij për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në çdo rast dhe përballë çdo subjekti që tenton të shpërfillë ligjin.

aku-kallezim1
aku-kallezim2
aku-kallezim3
aku-kallezim4
aku-kallezim5
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…
Artikull pasardhës: Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.