
Njoftim zyrtar – OSSH Shkodër
Në lidhje me informacionet e publikuara së fundmi mbi ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të qarkut Shkodër, sqarojmë se:
• Zona e Zogajve ka qenë pa energji elektrike vetëm gjatë natës së mbrëmshme, si pasojë e problematikave teknike të shkaktuara nga kushtet atmosferike. Furnizimi me energji elektrike është rikthyer plotësisht që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
• Në zonën e Shtojit janë evidentuar problematika më të zgjeruara, të cilat kanë përfshirë edhe linjën 35 kV, si pasojë e shkarkimeve atmosferike. Aktualisht, grupet e punës së OSSH Shkodër janë në terren dhe po punohet në Nënstacionin (NST) për eliminimin e defekteve dhe stabilizimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.
OSSH Shkodër siguron qytetarët se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe çdo veprim po kryhet me prioritet maksimal, duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve për shqetësimet e krijuara.
OSSH Shkodër
Shërbim në funksion të qytetarëve




