Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Probleme kardiologjike dhe të trurit do ketë deri në 2 vite vit pas infektimit nga Covid-19”, rriten me 5% shtrimet në spitale

ShkodraWeb 27 October, 2022
spitali rajonal shkoder

Rritet sërish numri i pacientëve të shtruar në spitale. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë për periudhën janar-gusht numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale është rritur 5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Rritje më të lartë kanë shënuar pacientët e shtruar në kardiokirurgji me 28% krahasuar me vjet dhe pacientët e trajtuar me katarakte (perdja e syrit) janë rritur 35%.

Mjeku Ilir Allkja tha për “Monitor” se post pandemisë komplikacionet në zemër nuk mungojnë as tek ata njerëz që e kanë kaluar Covid-19 me shenja të lehta ose pa shenja.

“Covid-19 ishte plot surpriza që në fillimet e veta, pasi shkaktoi probleme të lehta në afat të shkurtër për disa njerëz, ndërsa për disa të tjerë dëme serioze afatgjata e deri tek komplikacionet tragjike. Në muajt e parë të pandemisë në Tiranë janë regjistruar shumë raste me infarkt miokardi tek të sëmurët post- Covid 19. Kjo ndodhte më së shumti, pasi edhe nuk kujdeseshin për faktorët e koagulimit të gjakut.

Ne akoma nuk dimë me saktësi se çfarë komplikacionesh do të ndodhin më tej në të ardhmen. Studime në mbarë botën po zbulojnë probleme të zemrës dhe trurit deri në dy vite vit pas infektimit nga Covid-19, edhe te njerëzit që kishin simptoma të lehta.

Efektet afatgjata mund të përfshijnë një mori simptomash pulmonare, kardiovaskulare, të sistemit nervor, të shëndetit mendor etj. Hulumtimet sugjerojnë se rreth 10% deri në 20% të pacientëve të prekur nga Covid-19 përjetojnë probleme afatmesme ose afatgjata.

Në rutinën time, kam vizituar plot pacientë me shqetësime zemre, të cilët para se të kalonin infeksionin e Covid-19 nuk kanë pasur kurrfarë shqetësimi.

Në artikuj të ndryshëm në Evropë e SHBA, shkruhet se rreth 48 deri 52% janë të riskuar për goditje në zemër, në vitin e parë tek të mbijetuarit që kanë kaluar infeksionin e COVID-19 me simptoma të mesme apo të rënda”, pohoi ai.

Shtrimet në psikiatri për janar-gusht 2022 janë 11% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacientëve më shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë pacientë që vuajnë nga ankthi janë në rritje.

Për këtë vit rritje kanë shënuar edhe numri i kontrolleve për kancerin e gjirit 52% më shumë se vjet dhe depistimit për kancerin në qafën e mitrës janë 6% më të larta se vjet. 6% më shumë se vjet është edhe numri i pacienteve të trajtuar me radioterapi. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Vllaznia thirrje tifozëve për ta mbështetur ndaj Erzenit, nis shitja e biletave, ja ku mund ti siguroni…
Artikull pas: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 28 tetor 2022…

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.