Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PRIVATIZIMI I VLLAZNISË/ Flet kryebashkiakja Ademi: Shpejt projekti kalon në Këshillin Bashkiak, marrim edhe stadiumin në…

ShkodraWeb 24 March, 2019
loro borici piktoresk

Vllaznia e futbollit shumë shpejt do të hyjë në procesin e privatizimit. Ka qenë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ajo që ka paralajmëruar përfundimin e procesit të nisur po nga ajo. Në një intervistë për mediat, Ademi ka thënë se do të çojë drejt realizimit premtimin e dhënë për privatizimin e KF Vllaznia sh.a. Brenda një kohe të shkurtër, Ademi do të dërgojë projektin në Këshillin Bashkiak, nisur nga fakti se pozita e Vllaznisë sivjet është shumë më e mirë dhe ringritja në Superligë është thuajse 100% e garantuar.

Kryetarja Ademi ka thënë se, si në çdo aspekt të punës së Bashkisë Shkodër, transparenca do të jetë kriteri i parë. Ajo ka shtuar se do ti kërkojë Këshillit Bashkiak përcaktimin e kuotës së aksioneve që dot të nxirren në shitje, vlerën ku duhet të nisë ankandi por edhe kriteret që duhet të plotësojnë ata që duan të blejnë aksione. Kjo, për të garantuar një ecuri të qëndrueshme të ekipit, bashkë me fuqizimin e pritshëm pas privatizimit.

Në intervistën e saj, kryebashkiakja e Shkodrës ka folur edhe për stadiumin “Loro Boriçi”, i cili pritet të kalojë shumë shpejt në administrim të qeverisjes vendore si një aset i saj. Ademi ka siguruar se Bashkia i ka të gjitha kapacitetet menaxhuese- administrative dhe madje, prej 3 vitesh në buxhet alokohen fonde për të mundësuar kalimin në administrim të “Loro Boriçit”. Edhe ky projekt, do ti kalohet Këshillit Bashkiak, ku duhet të përcaktohen edhe marrëdhëniet që do të ruhen me FSHF-në por edhe me KF Vllaznia sh.a. për mirëadministrimin e impiantit sportiv.

Duke folur për Vllazninë, kryetarja e Bashkisë Ademi ka thënë se stafi administrativ e sportiv po punon jo vetëm për arritjen e synimit- ringritja në Superligë, por edhe për përgatitjen e platformës për një ekip konkurrent për sezonin e ri. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ “Zëri i Amerikës” komenton kongresin e PS-së: Rama gjuhë të ashpër dhe një ftesë për opozitën…
Artikull pasardhës: “Ja kur vendoset dialogu me qeverinë…”

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
vllaznia vora 2026

VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve…

ShkodraWeb 6 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.