Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë,
• Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës,
• Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.
Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.
Hetimet po vijojnë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.