Pritej të prezantohej zyrtarisht në Shkodër, por mesfushori serb ndërron mendje dhe nuk vjen tek Vllaznia

Pritej qe te ishte blerja e dyte e Vllaznise ne kete merkato vere, por ashtu si per Engjell Hotin dhe Endrit Krasniqin, ndryshojne gjerat edhe per mesfushorin serb, Nemanja Bosancic. Madje, ai pritej te prezantohej edhe diten e sotme dhe te firmoste kontraten e re, por nje gje e tille nuk do te ndodhe.

Kjo sepse mesfushori sic duket ka marre oferta te tjera me te mira se sa ajo e Vllaznise, me te cilen kishte rene dakord per te firmosur nje kontrate.


Ne fakt, nga burime mediatike behet me dije, se edhe oferta e drejtuesve shkodrane ka qene e kenaqshme, por Bosancic duket se ka ndryshuar mendje ne momentet e fundit.

Po ashtu, nga burime te ndryshme mesohet se futbollisti ne fjale njihet per te tilla manovra, pasi edhe me pare ka pasur precedente te tille me klube te ndryshme, teksa kjo nuk eshte hera e pare qe Bosancic vepron ne menyre te tille. Tashme, me pak fjale Nemanja Bosancic nuk do te firmose per Vllaznine.