
Gjykata e Beratit ka rrezuar padinë e ngritur nga LSI, kundër kryeministrit Edi Rama. Rama vitin e kaluar në fushatën zgjedhore kërkoi për angazhimin e efektivëve të Policisë së Shtetit në fushatën e PS, jashtë orarit të punës.
Për LSI kjo ishte një thirrje antikushtetuese dhe paditën kreun e qeverisë në Gjykatë. Por Gjykata e Beratit ka rrëzuar LSI-në ditën e sotme.
Më herët ka qenë Prokuroria e Tiranës që nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së. Kjo çështje u ankimua nga LSI në Gjykatën e Beratit dhe është kjo Gjykatë e cila rrëzon padinë, duke mos gjetur shkelje ndaj kryeministrit Edi Rama.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!