
Ndërsa kanë kaluar më shumë se 15 orë nga mbyllja e votimit për primaret e PD- së Shkodër, akoma nuk ka rezultate zyrtare. Shkak duket se është bërë vonesa në mbërritjen e kutive të votimit nga Fushë- Arrëzi. Numërimi do të fillonte pasi të mbërrinin të gjitha kutitë në Shkodër, ku do të behej edhe numërimi.
Jo zyrtarisht, ShkodraWeb ka mundur të mësojë se ndër më të votuarit nga antarësia e PD- së së qarkut Shkodër, janë deputetët aktualë Ramadan Lika dhe Ludovik Hasani, Alfred Thekna dhe Gentian Ndoj. Po ashtu, të preferuar kanë rezultuar edhe ish- kryebashkiaku Bardh Spahia, kryetarja aktuale e komanduar Eliona Shkreli, nënkryetari i PD- së Shkodër Arben Lushaj.
Ndërkohë, kanë arritur të kalojnë pragun e kualifikimit prej 135 votash dhe Kolec Beka (Livadhi), nënkryetari i PD- së Shkodër Ndoc Ashta, deputetja aktuale Greta Bardeli, shefi për regjistrimin në Disaporë Ted Kopliku, Mimoza Rexhvelaj etj. Nënvizojmë, se të dhënat e mësipërme janë jo zyrtare ndërsa pritet që selia blu lokale të japë rezultatet përfundimtare në vijim.
Në disa degë si Malësia e Madhe, Puka, Fushë- Arrëzi apo edhe Vau- Dejësi, është konstatuar fenomeni i mbështetjes me votë të kandidatëve të primareve të këtyre zonave. Meqenëse numri i kandidatëve ka qenë më i ulët nga këto zona, duket se vota “është ndarë” mes tyre, duke defavorizuar kandidatët e PD- së Shkodër që ishin më të shumtë në numër.