
Ndërsa janë bërë publike rezultatet e votimit për primaret e PD në Shkodër, janë bërë të njohura edhe votat apo renditja në rang qarku për të preferuarit e antarësisë demokrate për listën e kandidatëve për deputetë të 11 maj 2025.
Siç dihet, lista e qarkut Shkodër ka 11 mandate, të cilat sipas Kodit Zgjedhor, duhet të ndahen në mes burrave dhe zonjave, ku këto të fundit kanë të përcaktuar kuotën minimale prej 30%. Më të votuarit në nivel qarku, të ndarë sipas gjinive, janë si më poshtë:
BURRAT
1.Ramadan Likaj 460
2.Gentjan Ndoj 415
3.Bardh Spahia 395
4.Alfred Thekna 337
5.Lodovik Hasani 302
6.Ndoc Ashta 289
7.Arben Lushaj 255
ZONJAT
1.Greta Bardeli 214
2.Age Qafa 169
3.Eliona Shkreli 161
Nëse do të ishte vendimtar vullneti i votës së demokratëve shkodranë, bazuar tek votat e marra por edhe tek respektimi i përqindjes për zonjat, pak a shumë, renditja e 11 emrave të kandidatëve për deputetë do të ishte si më poshtë, duke marrë parasysh se Luçiano Boçi është i pari si drejtues politik i qarkut Shkodër:
1.Luçiano Boçi
2.Ramadan Likaj
3.Greta Bardeli
4.Gentjan Ndoj
5.Bardh Spahia
6.Age Qafa
7.Alfred Thekna
8.Ludovik Hasani
9.Eliona Shkreli
10.Ndoc Ashta
11.Arben Lushaj
Siç dihet, 4 emrat e parë përcaktohen nga kryetarët e partive në qendër dhe nuk ndikohen nga vota nominale. Ndërkohë, në garë të hapur do të ishin emrat e mëposhtëm:
1.Bardh Spahia
2.Age Qafa
3.Alfred Thekna
4.Ludovik Hasani
5.Eliona Shkreli
6.Ndoc Ashta
7.Arben Lushaj
Nisur nga zgjedhjet e vitit 2021, ku PD fitoi 5 mandate deputeti në qarkun Shkodër, emrat e më sipërm do të kërkonin votë nominale, tashmë nga zgjedhësit e qarkut Shkodër, për tu zgjedhur deputet. Siç dihet, përzgjedhja e kandiodatëve për deputetë do të bëhet nga Kryesia e PDSH në Tiranë, duke marrë për bazë vetëm ata persona që në primare kaluan pragun, i cili është rreth 135 vota.
VOTAT SIPAS KANDIDATËVE NË NIVEL QARKU
1.Ilirjana Agolli- 7
2. Ndoc Ashta – 289
3. Greta Bardeli- 214
4.Kolë Gjergj Beka ( Livadhi)- 174
5. Vildane Gushta ( Kazazi) – 48
6.Lodovik Hasani – 302
7. Gjeorgjeta Hila- 13
8. Aleksander Kaçi- 4
9.Ted Kopliku- 177
10. Ramadan Likaj- 460
11. Lorenc Luka- 107
12. Valentino Lumaj- 5
13. Arben Lushaj – 255
14. Arben Maliqi- 12
15. Ledinë Mandija- 29
16. Senada Mehmeti – 27
17.Gentjan Ndoj – 415
18. Arian Peraj- 17
19. Jesmina Pikalaci ( Lici) – 7
20. Alfred Pllumbi- 58
21. Kristian Preçetaj – 96
22. Eugent Lin Prendi -248
23. Age Qafa- 169
24. Mimoza Rexhvelaj- 110
25. Izmira Rusi ( Ulqinaku)- 83
26. Irena Shala ( Shestani)- 89
27. Eliona Shkrela- 161
28. Glorja Shllaku- 20
29. Imeldi Sokoli – 63
30. Bardh Spahia- 395
31. Alfred Thekna – 337
Për statistikë, në votimet e primareve të PD- së për qarkun Shkodër, morën pjesë 4451, ku 60 vota rezultuan të pavlefshme dhe 4391 të vlefshme. /ShkodraWeb/