Prezantuesja e njohur: Duhet të kalosh shumë peripeci për të prezantuar Bujar Qamilin

Edhe këtë sezon të “Maratonës së Këngës Popullore” Klea Hutën e kemi parë në të gjitha netët e spektaklit. Ajo është padyshim një nga personazhet më të dashura të showbizzit shqiptar. Këtë fundjavë, Klea Huta vjen në emisionin “Chic” në “News24” në një rrëfim ndryshe mbi pasionet, dëshirat e saj, projektet për të ardhmen dhe jetën personale. Ajo është padyshim një vajzë e re, e talentuar dhe e suksesshme, dhe gjatë gjithë verës që lamë pas ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave. Klea është një vajzë shumë e suksesshme si “show girl”, këngëtare, aktore, dhe në fakt ka mjaft pjesëmarrje të ndryshme si modele apo edhe në angazhime të tjera.
Por portalet në muajt e verës nuk janë marr vetëm me pjesën e aktrimit apo “Maratonën e këngës Popullore”, e cila është prezantuar nga Klea, por janë marrë më së shumti me një histori personale të saj, a ka qenë apo jo e dashuruar me Elgi Dodën, një tjetër muzikant.
Në bisedën me Fjodora Fjorën në “Chic”, Klea Huta përveç momenteve nga jeta e saj personale, ndan me fansat e saj edhe një episod që i ka ndodhur në një nga netët e Maratonës.
Teksa po prezantonte këngëtarin Bujar Qamili për të dalë në skenë, ajo është rrëzuar në shkallë, por thotë se nuk është lënduar.
“Në Konispol, jo ndonjë gjë e madhe por harrova të prezantoja Bujar Qamilin sepse kishin ardhur disa fëmijë që donin foto në prapa skenë. Isha afër skenës po bëja foto kur shikoj Bujarin o Klea o Klea harrove të më prezantosh. Dola me vrap, kisha veshur jumpsuit dhe u pengova se ishte shumë i gjatë dhe u rrëzova nëpër shkallët e Konispolit, fatmirësisht nuk u vrava. Më pas dola, e prezantova dhe për të ç’tensionuar situatën thashë se duhet të kalosh shumë peripeci për të prezantuar Bujar Qamilin. Tjetër gjë nuk mbaj mend”, rrëfen Klea Huta.