
Kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi ka qënë sot e pranishme në “Ditën e hapur” në kuadër te sensibilizimit për përfshirje e pjesëmarrje sa më të gjërë të Organizatave të Shëqërisë Civile (OShC) në kuadër të Programit ReLOaD. Është Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, ku eshtë përzgjedhur Bashkia Shkodër.
Kryebashkiakja Ademi ka vënë theksin në transparencën e plotë dhe të gjithanshme që ka shoqëruar dhe do ta shoqërojë këtë program në të gjitha etapat e implementimit të tij. Në fjalën e saj Ademi ka ftuar OShC të behen pjesë e përfitimit të projektit ReLOaD.
Më pas, kordinatorja e ReLOaD dhe përfaqësuese e UNDP për këtë projekt, ka bërë një sqarim të detajuar të të gjitha fazave të programit si dhe të kushte- kritereve që duhen plotësuar për tu shpallur fitues. Çdo informacion i nevojshëm për njohje dhe aplikim në ReLOaD mund të gjendet edhe në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në internet.