Ka pasur presione nga ndërkombëtaret për dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm? Presidenti Ilir Meta, pyetjes në emision “Open” në Top Channel, iu përgjigj duke thënë se kur bëhet fjala për të kryer punën e tij, nuk pyet për presione.
“E rëndësishme të jetë funksionale Kushtetuta”, u shpreh kreu i shtetit.
Afati për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm skadon ditën e premte. Kreu i shtetit ka më shumë se 24 orë për të marrë një vendim nëse do dekretojë ose jo propozimin e kryeministrit Rama, dërguar në Presidencë për herë të dytë.