Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Presim që klubi të…”, borxhet e Vllaznisë, flasin nga ish-kapiteni Gurishta tek portieri Zogoviç dhe Kaina…

ShkodraWeb 7 September, 2023
mbledhje akademia vllaznia 2020

Pas përfundimit të se zonit 2022-2023, nga Vllaznia u larguan shumë futbollistë të rëndësishëm. Mes tyre ishin emra si Bojan Zogoviç, Erdenis Gurishta, Liridon Latifi, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Ante Aralica, Kaina Nunjesh, Ardit Hoxhaj, Darko Bulatoviç, Elvedin Heriç, Dajan Shehi, Arsid Kruja, Kristjan Vulaj dhe i riu Paolo Pjeshka.

Shumica e tyre bënë marrëveshje me klubin për detyrimet e prapambetura dhe pasi pritën një periudhë të gjatë, një pjesë trokitën në dyert e FSHF-së, ndërsa të huajt iu drejtuan FIFA-s për të gjetur një zgjidhje.

“Panorama Sport” kontaktoi dje me disa lojtarë të skuadrës së sezonit të kaluar për të zbardhur më tej çështjen e detyrimeve që ka klubi ndaj tyre.

“Unë jam duke pritur shlyerjen e detyrimeve dhe shpresoj se kjo do të bëhet së shpejti nga klubi. Padia në FIFA? Nuk mund të flas për këtë, ju thashë që jam duke pritur klubin”, deklaroi dje portieri malazez i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, i cili aktualisht është pjesë e klubit Novi Pazar në Serbi.

Ndërsa të njëjtën gjë bëri të ditur për gazetën edhe sulmuesi brazilian, Kaina Nunjesh, i cili luan për Tiranën këtë sezon.

“Jam duke pritur për një zgjidhje. Kaq mund të them për momentin”, tha shkurtimisht Kaina.

Nga ana tjetër, sulmuesi kroat, Ante Aralica, edhe pse konfirmoi se ekziston një çështje e tillë, kërkoi mirëkuptim.

“Nuk dua të flas për këtë temë në lidhje me klubin. Ju faleminderit”, sqaroi Aralica. Lojtarët e tjerë si Elvedin Heriç dhe Kristjan Vulaj, nuk dhanë detaje.

Nëse lojtarët e huaj kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të shpejtë përmes ankimimit në FIFA, ata shqiptarë që janë larguar nga Vllaznia në këtë periudhë, fillimisht i drejtohen Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Gazeta zbulon se këtë ka bërë edhe ish-kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta, i cili luan në kampionatin bullgar me klubin CSKA 1948 Sofia.

“Mbetem në pritje të respektimit të marrëveshjes që kam firmosur me presidentin e Vllaznisë. Shumë gjëra kam dëgjuar për lojtarët që u larguan dhe detyrimet e klubit, por nuk mund të flas unë për këtë çështje”, ka thënë shkurtimisht Gurishta, i cili ka kërkuar të shmangë çdo polemikë për këtë çështje.

Mësohet se afati i fundit që ka vendosur ish-kapiteni është data 15 shtator. /Nga Admir URUÇI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Policia e Shkodrës, RENEA dhe FNSH megaoperacion antikanabis, kapen dhe asgjësohen mbi 12 mijë rrënjë
Artikull pasardhës: “Kuotat bachelor janë realizuar 35,7%”, zëdhënësja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”: Rritje 5% krahasuar me një vit…

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.