Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sport

Presidenti Xhaferi përballet me Osmanin dhe Brdariç, tentohet “ulja e gjakrave” në prag të nisjes së Superligës

ShkodraWeb 2 August, 2024
osmani brdaric xhaferi 2024

Sinjale për të qetësuar sadopak situatën e krijuar së fundi te Vllaznia. Krisja mes drejtuesve të kësaj skuadre dhe trajnerit gjerman Brdariç e drejtorit sportiv Osmani mbetet gjithsesi dhe do të shihet se si do të kapërcehet, nëse do të kapërcehet. Gjobat që Brdariç dhe Osmani kanë marrë nga klubi pas miqësores me Burrelin, ku shkak u bë mosaktivizimi i një lojtari të ri në atë ndeshje, krijuan një atmosferë të pazakontë te Vllaznia. Siç ka bërë me dije “Panorama Sport” ditët e fundit, drejtori sportiv i kuqebluve, Tefik Osmani, është drejt largimit. Ai dhe trajneri Brdariç nuk kanë dashur ta komentojnë situatën e fundit, të paktën për momentin, kurse presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i ka quajtur diskutime për të mirën e punës ato që kanë ndodhur ditët e fundit. Skuadra ndërkohë vazhdon stërvitjen rregullisht, ndërsa dje ka pasur lëvizje konkrete mes drejtuesve.

TAKIMI – Në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv, Tefik Osmani, i cili mungoi disa ditë në Shkodër. Gazeta mëson se ka pasur një takim mes drejtuesit më të lartë të Vllaznisë dhe dyshes Osmani-Brdariç, ku sigurisht është diskutuar çështja e fundit. Presidenti Alban Xhaferi ka qenë shumë i ashpër me ta edhe ditë më parë, pas eliminimit nga Liga e Konferencës me humbjen 0-4 në Shkodër kundër Valurit. Burime të gazetës pohojnë se trajnerit dhe drejtorit sportiv u është bërë e qartë se në rast dështimesh do të ketë penalitete të tjera me gjobë. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit nuk duan të bëjnë ndryshime në stafin teknik, por kërkojnë që ata që ndërtuan skuadrën aktuale ta motivojnë më tepër atë për të arritur objektivat e shpallur nga klubi. Tani mbetet të shihet çfarë reagimi do të ketë nga drejtori sportiv dhe trajneri.

MESAZHET – Për të qetësuar situatën e fundit, trajneri Tomas Brdariç dhe klubi shkodran kanë dhënë edhe disa mesazhe nëpërmjet rrjeteve sociale. “Thjesht një ditë perfekte”, shkruante trajneri i Vllaznisë në një foto të postuar në profilin e tij në Instagram, ku shfaqeshin futbollistët dhe stafi teknik të buzëqeshur në plazhin e Velipojës. Klubi dje ka postuar një video në faqen zyrtare në “Facebook”, ku duket trajneri Brdariç që jep udhëzime i përkushtuar për të tijtë.

“Beso se do t’ia dalësh dhe e ke bërë gjysmën e punës”, ishte fjalia që shoqëronte këtë video.

Kuptohet qartë qëllimi për të lënë pas gjithçka dhe për t’u fokusuar vetëm te puna në fushën e blertë. Megjithatë, do të shihet se sa efekt do të kenë këto mesazhe publike, sepse ajo që ka ndodhur realisht nuk mund të fshihet lehtë. Klubi shkodran nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me lajmet e fundit, duke e kaluar gjithçka në heshtje. Eliminimi nga Europa në fakt duket se djeg akoma në kampin kuqeblu, ku mbetet për t’u parë, nëse krisjet e fundit të “ngjiten”, apo do të ketë zhvillime të tjera në kahun e kundërt. /Nga Admir URUÇI/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRAT – Publikohen emrat e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS- së, cilët janë 12 përfaqësuesit e Shkodrës
Artikull pas: VIDEO – “1.2 milion turistë zbritën në Rinas në korrik”, Rama zbulon shifrat: 175 mijë kosovarë më shumë se vjet

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.