Presidenti Trump shume i ashper me reklamat ruse ne Facebook

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka kritikuar ashpër reklamat  e kompanisë Facebook duke e quajtur atë si anti-Trump.
Presidenti i Trump, këtë reagim e ka bërë  pasi Facebook kishte thenë se po përgatiste 3000 reklama  për t’ia dorëzuar hetuesve në kongres, që sipas tij ishin të porositura nga Rusia  në kohën e para dhe pas zgjedhjeve presidenciale  të mbajtura në Amerikë.
Gjithashu Trump ka kritikuar dhe mediat  prestigjioze amerikane si Times dhe Eashington Post për marrëveshje të fshehta  me autoritetet ruse. Trump këtë reagim e ka postuar në rrjetin e tij social në Twitter duke thënë se:
“Facebook gjithmonë ka qenë anti-Trump. Rrjetet gjithmonë kanë qenë anti-Trump”, ka përfunduar regimin e tij në Twitter