NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTOLAJM/ Presidenti Trump publikon foton e qenit që ndoqi deri në fund Al Bagdadin gjatë aksionit…

Qeni i pl.agosur në aksionin ushtarak amerikan kundër kreut të IS.IS al-Bagdadi është mbuluar me lëvdata nga presidenti amerikan Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.

“Qeni i mrekullueshëm ka bërë në Siri një punë të mrekullueshme” – ka shkruar në Twitter Trump dhe ka publikuar një foto.


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Milley theksoi se qeni kishte bërë një punë të jashtëzakonshme. “Pasi u pl.agos, kafsha tashmë është në rrugën e shërimit të plotë” – tha gjenerali amerikan në Washington.

Ai nuk tregoi as emrin dhe as racën e qenit. “Ne – tha ai ruajmë identitetin e qenit. Por është mësuar se kafsha është qen stani i racës belge. Kjo lloj race përdoret shpesh në aksionet e ushtrisë amerikane.”

Qeni hero e ndoqi nga pas liderin e IS.IS në tunelet e errët e të pafund ku Al-Bagdadi u detyrua të shpërthente jelekun e tij me lëndë eksplozive, duke vr.arë veten dhe tre fëmijët dhe ku u pl.agos edhe qeni që u nxorr jashtë nga ushtarët amerikanë.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA, deklaroi se mbeteje e trupit të shefit të IS.IS u shpërndanë në det të hapur. Milley deklaroi vetëm se ele.minimi i kufomës së al-Bagdadi ishte bërë në “mënyrë të përshtatshme”. Edhe kufoma e liderit të Al Kaedës, Bin Laden, i cili u ele.minua në një aksion ushtarak në Pakistan në vititn 2011, gjithashtu u var.ros në det.

 

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!