Presidenti Trump në prag të shkarkimit, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro ngritjes së akuzave…

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar sot pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e presidentit në detyrë të SHBA-ve Donald Trump. Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar të paktën 10 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin.


Procedurat tanimë i kalojnë Senatit Dhomës së Lartë të Kongresit, ku do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tij. Donald Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” gjatë trazirave në Capitol javën e shkuar.

Në një deklaratë të mëhershme Donald Trump bëri thirrje që të shmanget dhuna dhe vandalizmat.

“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”.

ShkodraWeb Channel

Është hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

Të nderuar lexues e mbështetës të ShkodraWeb Media! Reklamat që shfaqen në këtë faqe, janë e vetmja mënyrë për të garantuar jetëgjatësinë dhe lirinë tonë! Nëse i klikoni, jepni një kontribut që ne të vazhdojmë të jemi të lirë!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel