Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Rajoni & Bota

Presidenti rus Putin nis vizitën në Austri dhe tregon interesin e tij për BE-në: Sa më shum probleme të ketë, aq më të…

ShkodraWeb 5 years ago
0

Rusia nuk ka interes në dobësimin e Bashkimit Evropian, tha presidenti rus, Vladimir Putin, përpara vizitës së sotme në Austri – udhëtimit të parë të tij në një vend të BE-së në gati një vit.

“Ne nuk synojmë ta ndajmë Bashkimin Evropian. Sa më shumë probleme që të ketë në BE, aq më të mëdha janë rreziqet dhe pasiguritë tona”, tha Putin në një intervistë për transmetuesin publik të Austrisë ORF.

Ai tha se dëshiron një BE “të bashkuar dhe të begattë”, duke e cilësuar bllokun si partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë.

Putin mohoi se Rusia po shkakton mosmarrëveshje duke ushqyer lidhje të ngushta me lëvizjet populiste evropiane, siç është Partia Liria e ekstremit të djathtë, e cila është pjesë e Qeverisë austriake.

“Përkundrazi, ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me BE-në. Ne nuk duam të ndajmë diçka ose dikë në BE”, tha Putin për ORF-në.

Marrëdhëniet e Rusisë me BE-në mbeten të tensionuara, për shkak të përfshirjes së Moskës në luftën në Ukrainë, si dhe rolit të saj në luftën në Siri.

Qeveria e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, ka shkaktuar kritika gjithandej, pasi ajo ka refuzuar t’i bashkohet përgjigjes së ashpër ndërkombëtare ndaj një sulmi me agjent nervor kundër një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij në Angli. Britania ka fajësuar Rusinë për këtë incident që ka ndodhur në muajin mars.

Qeveria e Kurzit e ka justifikuar veprimin e saj, duke thënë se Austria është një “ndërtues i urave midis Lindjes dhe Perëndimit” dhe se dëshiron “të mbajë kanale të hapura” me Moskën.

Kjo qeveri ka qenë ndër të paktat e BE-së që nuk i ka tërhequr diplomatët nga Rusia, në shenjë proteste ndaj helmimit të Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia.

Rusia është nën sanksione të BE-së qe kur ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

Putin ka mbështetës brenda koalicionit qeverisës të Austrisë, përfshirë kreun e Partisë Liria, Heinz-Christian Strache, i cili ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.

I pyetur përpara takimit me Putinin për lidhjet e Rusisë me partitë e ekstremit të djathtë, kancelari Kurz tha se Austria “do të vendosë në mënyrë pragmatike nëse do të bashkëpunojë me dikë politikisht”.

“Ne përpiqemi të punojmë me ata që publikisht shprehin dëshirën për të punuar me ne”, tha ai.

Putin është rizgjedhur së voni për mandatin e katërt presidencial, duke fituar mbi 76% të votave. Por, grupet e pavarura monitoruese kanë raportuar për qindra parregullsi në ditën e zgjedhjeve, ndërsa lideri kryesor i opozitës, Aleksey Navalny, është ndaluar të garojë. /REL/

Continue Reading

LAJM PARA: E TMERRSHME/ Masakroi dhe vrau djalin 9-vjeç, shokuese arsyeja e këtij monstër- babai (video)
LAJM PAS: FOTO/ Një hotel me 111 dhoma në Singapor, ja vendi ku do takohen Trump dhe Kim Jong

TË FUNDIT

Rritet bilanci tragjik i termeteve në Turqi, arrin në mbi 1500 numri i viktimave dhe mbi 3 mijë të plagosurit…
  • Aktualitet

Rritet bilanci tragjik i termeteve në Turqi, arrin në mbi 1500 numri i viktimave dhe mbi 3 mijë të plagosurit…

2 days ago
Turqia goditet nga një termet i tmerrshëm, regjistrohen mbi 830 viktima dhe 2300 të plagosur…
  • Kryesore

Turqia goditet nga një termet i tmerrshëm, regjistrohen mbi 830 viktima dhe 2300 të plagosur…

2 days ago
NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?
  • Analizë

NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?

3 days ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

38 mins ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

51 mins ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

57 mins ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.