ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por s’mund t’i kthejë në dekrete…”, Balla- Metës: Të fala PD-së, të enjten…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur i bindur se maxhoranca nuk do të tërhiqet nga vendimi për të shkarkuar Presidentin, Ilir Meta.

Loading...

Balla tha se Presidenti ka bërë një akt antikushtetues me anulimin e datës së zgjedhjeve dhe për këtë Parlamenti do të bëj një debat të gjerë ditën e enjten.

“Më vjen mirë dhe keq që një pjesë e juaja nuk ke kanë lexuar siç duhet draftin e rezolutës së PS. Rezoluta qartëson që është Republikë Parlamentare, qartëson qëndrimin që Presidenti ka bërë akt antikushtetues”, tha ai.

Balla ka thënë se dekreti i Presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike dhe si i tillë zgjedhjet për maxhroacnën do të zhvillohen më 30 qershor.

“Akti i paprecedent i Presidenti nuk ka asnjë vlerë juridike. Te fala Partisë Demokratike”, tha Balla.

Më tej Balla nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do të këtë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, por ai ka thënë se Presidenti do marrë përgjigje institucionale.

“Lëreni Kuvendin të bëj punën e saj, Kuvendi do të ketë të enjten një diskutim të gjere për këtë çështje, dhe do të ketë një qasje institucionale. Përballe një akti antikushtetues do të ketë një përgjigje të përgjegjshme. Ju e dini që Presidenti i Republikës, në një Republikë të pastër Parlamentare nuk i ka këto kompetenca.

Presidenti mund të këtë shumë dëshira, por ato s’mund të kthehen në dekrete”, ka thënë ai.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.