ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Presidenti Meta njofton për konferencë për mediat, ja çfarë do të deklarojë sot kreu i shtetit…

Nderkohe qe vetem nje dite me pare ka zhvilluar takimin me delegacionin e Venecias, therritur ne vijim te procesit te nisur nga Komisioni Hetimor per shkarkimin e tij, Presidenti i vendit, Ilir Meta, njofton se do te mbaje sot nje konference per mediat.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”- ben me dije zyra per shtyp e Presidentit.

Sipas njoftimit, “Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”.

Me pas vete presidenti ftoi ndjekesit ne FB ta ndjekin live:

Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. I hapur për çdo pyetje! Gati për çdo përgjigje!

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.