
Presidenti Ilir Meta është në Malësi të Madhe në një aktivitet të organizuar nën kujdesin e tij, në përkujtim të Luftës së Koplikut. Në aktivitet janë të pranishëm politikanë e drejtues të pushtetit nga këtej e andej kufirit shtetëror. Ndërkohë, vërehet mungesa e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj. Acarimi i skajshëm i marrëdhënieve Rama- Meta duket ka patur ndikim edhe në M. Madhe.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/625573598139337/?vh=e&extid=0&d=n
Aktiviteti përkujtimor ka edhe një program artistik me emra të njohur të artit nga treva e Veriut. Në këtë aktivitet përshendeti edhe Presidenti Meta, i cili ka dhënë edhe dekorata për heronjtë e Luftës së Koplikut.
Lufta e Koplikut, ka shënuar “vulosjen” e kujfijve aktualë të Shqipërisë, duke zmbrapsur përpjekjen e fundit të Jugosllavisë për të pushtuar troje shqiptare. Luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare morën pjesë në këtë luftë, e cila ka edhe dëshmorët e vet. /ShkodraWeb Media/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!