Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” atleten e njohur, Luiza Gega. Në ceremoninë solemne të zhvilluar në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit, Presidenti Meta i dorëzoi Titullin kampiones së atletikës shqiptare me motivacionin: “Për talentin, karakterin dhe profesionalizmin e treguar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e atletikës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të mëdha si atlete e niveleve botërore, shembull frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj e të reja”.