
Parlamenti shqiptar ka 82 deputetë të ligjshëm. Në këtë numër, përfshihen edhe ata të tre që nuk pranuan të dorëzojnë mandatet. Presidenti i Republikës ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij për “djegien e mandateve” dhe situatën aktuale prenda Kuvendit të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat pikërisht lidhur me këtë çeshtje, Ilir Merta ka thënë se akti i “djegies së mandateve” nga opozita ka qenë i papranueshëm për të si President i Republikës. Por nga ana tjetër, ka pranuar se shtimi i depuitetëve të rinj nga rradhët e opozitës, është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes.
Deklarata e Metes per mandatet
Akti i opozitës për djegjen e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua si President i Republikës.
Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin.
Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes.
Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.