
“Mjeshtër i Madh” është titulli i akorduar nga Presidenti Ilir Meta për tre emra të mëdhenj të futbollit shkodran e shqiptar. Luan Vukatana, Roland Luçi dhe Hysen Dedja, kanë marrë titullin e lartë dhe plotësisht të merituar. Për shumë vite, kontributi i tyre ishte jo vetëm për ekipet e Vllaznisë, nga moshat tek ekipi i parë
Paralelisht, ata veshën edhe fanelën kuqezi të ekipeve tona kombëtare të futbollit. Eventi si gjithmonë, nuk i ka shpëtuar syrit vigjilent të gazetarit sportiv Defrim methasani, i cili duke publikuar edhe foto nga eventi, shprehet:
“Tituj të merituar, pêr tre ish futbollist dhe trajner të spikatur, talentë të Vllaznisë dhe ekipeve tona kombëtare. Luan Vukatana, Roland Luçi dhe Hysen Dedja, zyrtarisht nga sot janë dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti i Republikës. I përgëzoj tre të lauruarit, familjet e tyre dhe qytetin që i lindi dhe ku ata u bënë emra të tillë të mëdhenj, Shkodrën…!”, shkruan gazetari Methasani.
Sot Luan Vukatana e ka ndërtuar jetën në SHBA, Roland Luçi në Austri, ndërsa Hysen Dedja nuk i ndahet futbollit, jo vetëm si trajner (edhe i Vllaznisë) por edhe analist e komentator. Një periudhë, edhe Luçi ishte trajner i kuqebluve, ndërsa të tre, pavarësisht distancës nga Shkodra e Vllaznia, mbeten përjetësisht të dashuruar me futbollin. /ShkodraWeb/