Presidenti i Ukrainës përfshihet në një aksident rrugor, ja si paraqitet gjendja e Zelensky- t pas ngjarjes…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , ka dalë “pa lëndime serioze” nga një përplasje me makinë në Kiev të mërkurën.

Sipas një deklarate nga sekretari i shtypit i presidentit, “një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit”.


Mjekët që shoqëronin Zelensky i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë, tha ajo.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze”, shtohet në deklaratë, raporton CNN.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Më herët të mërkurën, Zelensky vizitoi Iziumin e sapoçliruar në rajonin verilindor të Kharkiv, pesë ditë pasi forcat e vendit rimorën qytetin.