
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e PS.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama respektoi edhe ezanin duke heshtur për pak sekonda. Ai u shpreh se është një vendim i konsoliduar dhe dakortësuar se presidenti i ri nuk do teë jetë nga Grupi Parlamentar i PS.
“Nuk e kuptoj se çdo me thënë të votuarit. Ne kemi bërë propozimet. Ajo çka kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e kryesisë është një vendim i konsoliduar, është se kandidati/tja nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe njëherë të qartë se nuk do të negociojë me ish-kryeministrin Berisha për Presidentin.
“Është një proces që po e ndjek Komisioni, nuk ka problem afatesh, po ndërtohet procesi. Do presim deri në momentin që duhet të kemi emra. Nëse ata nuk do sjellin asnjë kontribut është zgjedhja e tyre. Nuk do ishte hera e parë. Ndërkohë që ne kur ishim në opozitë kemi dhënë kontributin tonë.”
A do te negocioni me Komisionin e Rithemelimit?
Rama: Ku punon ky? Nuk e njoh. Kush është? Me botën e përtejme PS nuk negocion.
Rama po ashtu është shprehur se do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit në BE. Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të vijojë të rrijë e lidhur pas një problemi, absurdi bullgar.
Ne do të kërkojmë që të na ndajnë nga Maqedonia. Nuk ka arsye që të na shohin të lidhur me Maqedoninë për shkak të një absurdi bullgar që ska lidhje me Shqipërinë. Është një absurd që nxjerr në pah një problem të brendshëm të BE. Shpresoj që Macron do të jetë i motivuar dhe të përdori më shumë forcë në ccuarjen përpara të këtij procesi përndryshe situata do të jetë problematike.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!