NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Presidenti Hashim Thaçi paralajmëron largimin e plotë nga politika në fund të mandatit në krye të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, në emisionin Pressing të T7, ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i vendit. Thaçi ka thënë se pas mandatit si president, ai do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikes, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president të vendit.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar”, është shprehur Thaçi.


“Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti tha se largimi nga skena politike është emancipim dhe nuk duhet marrë si traumë.

“Asnjë lider nuk duhet ta merr largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim”.

Thaçi, gjithashtu tha se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur më ndonjë aspiratë tjetër politike.

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”, shtoi Thaçi.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!