Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Fqinjët
  • Kryesore
  • Rajoni & Bota

Presidenti Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese

ShkodraWeb 1 week ago

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç shpalli të premten, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për më 11 qershor të këtij viti. Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, duke iu referuar kushtetutës, nxori një dekret për shpërndarjen e parlamentit.

Zoti Gjukanoviç e mori vendimin pasi shumica e tanishme parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re apo të rindërtonte qeverinë ekzistuese të Dritan Abazoviçit, e cila humbi votëbesimin në gusht të vitit të kaluar.

Zoti Gjukanoviç tha në konferencën për shtyp se “të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën e thellë të shkaktuar nga papërgjegjësia e mazhorancës aktuale politike”.

Shumica parlamentare përbëhet nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare, të cilat në zgjedhjet e gushtit 2020 e dërguan Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit në opozitë pas më shumë se tre dekadash në pushtet.

Duke iu përgjigjur vendimit të zotit Gjukanoviç për shpërndarjen e parlamentit, deputetët e shumicës parlamentare kanë paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

Deri atëherë ata kërkojnë që Gjykata të urdhërojë pezullimin e të gjitha veprimeve që rrjedhin nga dekreti i shpërbërjes.

Shumica parlamentare vlerësoi se dekreti i Gjukanoviçit përfaqësonte “një formë të arbitraritetit klasik individual”.

Edhe kryeministri Dritan Abazoviç, qeveria e cilit nuk mori votëbesiminnë gusht, beson se vendimi i Gjukanoviçit është jokushtetues.

“U bëj thirrje deputetëve që ta marrin në dorë çështjen e shkurtimit të mandatit të tyre”, tha Abazoviç në konferencën e sotme për media dhe i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të reagojë.

Të dyja vendimet janë marrë nga zoti Gjukanoviç dy ditë para zgjedhjeve presidenciale të së dielës me 19 mars, në të cilat ai është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Pas votës së mosbesimit ndaj qeverisë së zotit Abazoviç, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiç. Presidenti Gjukanoviç e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.

Kjo nxiti parlamentin të ndryshonte Ligjin për Presidentin, duke i hequr atij disa kompetenca, për të bërë të mundur zgjedhjen e kryeministrit nga parlamenti, pa patur nevojë për miratim nga presidenti. Komisioni i Venecias, e kritikoi ligjin si në shkelje të Kushtetutës.

Faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. /Marrë nga VOA/

Continue Reading

LAJM PARA: “Ramën në fitore në Shkodër e çon Berisha!”, Amuli: Nëse PD ma kërkon, kandidoj për Shkodrën…
LAJM PAS: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtune, 18 mars 2023…

TË FUNDIT

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

2 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…
  • FOTO – “Pengohen restaurimi dhe rikonstruksionet në zonën historike”, Benet Beci takim me arkitektë, ndërtues e pronarë…

TË FUNDIT

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

2 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago
VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • Aktualitet

VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.