NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Presidenti Erdogan mbyll të gjitha fluturimet ndërkombëtare, në Turqi shkon në 92 numri i jetëve të humbura…

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e pandemisë, Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përderisa numri i jetëve të humbura nga virusi në vend u rrit në 92, raporton Anadolu Agency (AA).  Në një fjalim drejtuar kombit, Erdoğan tha se “të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar”.

Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale. Duke theksuar se Turqia ka standartin më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdoğan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.


“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e All-ahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër virusi, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdoğan.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!