Shefi i Qeverisë në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë një interpretim Kushtetutës, duke nxjerr përfundime se s’mund të themelohet Qeveri e re pa shkuar në zgjedhje të reja.
Kurti ka anashkaluar tërësisht dy mundësitë që ofrohen në Kushtetutë për themelim të Qeverisë, por ka thënë se bazuar në praktikat e mëhershme duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbaheshin pasi të përfundojë koronavirusi.
“Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë”, ka shkruar Kurti, në një postim të gjatë në FB.