Premio 15 milion lekë nëse fitonin me Teutën por edhe me barazimin futbollistët e Vllaznisë do të “doraviten”…

Para ndeshjes së djeshme në Durrës, drejtuesit e Vllaznisë kishin premtuar një premio që shkonte 15 milionë lekë të vjetër në rast se skuadra dilte me tri pikë nga transferta kundër Teutës.


Megjithatë, kuqeblutë nuk shkuan më shumë se barazimi dhe natyrisht që ky është një rezultat pozitiv duke pasur parasysh kundërshtarin. Gjithsesi, lojtarët e Vllaznisë nuk do të mbeten pa gjë. “Panorama Sport” mëson se pas ndeshjes së djeshme, drejtuesit e klubit kuqeblu janë futur në dhomat e zhveshjes dhe pasi kanë përgëzuar kanë bërë këtë premtim:

“Para ndeshjes folëm që do të keni premio nëse fitoni, por edhe për barazimin, do të shpërndajmë diçka, pasi është një rezultat i mirë”.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel