“Njerëz dhe Fate 2” një thriller i jashtëzakonshëm. Jetët e personazheve ndërthuren në beteja të vështira deri në limite, duke na treguar Shqipërinë me lidhjet mes botës së krimit, drejtësisë, medias, segmenteve të pushtetit dhe përpjekjet e përfaqësuesve idealistë dhe të përkushtuar të ligjit për të këputur këto lidhje dhe për të kthyer normalitetin në vend.
Flori ekstradohet nga Spanja dhe kjo vë në lëvizje një rrjet të fuqishëm kriminal,pasi dyshohet se ai do të jetë një i penduar i drejtësisë. Nga mafiozët dhe kontrabandistët e fuqishëm të drogës me trafik ndërkombëtar lidhjet shkojnë deri te një ministër i rëndësishëm i kabinetit qeveritar. Një “La Piovra” shqiptare me një kast aktorësh profesionistë nga më të mirët në vend.
Sonte ishte nata e parë në kinema “Republika”. Do të vazhdojë edhe me 29,30 nëntor dhe 1 dhjetor. Nesër mbrëma më 29 stafi realizues do të jetë i pranishëm në kinema “Republika” në Shkodër. Nën regjinë e Dionis Papadhimitrit dhe Klajd Papadhimitrit, skenar të Ruzhdi Pulahës me aktorët e njohur Viktor Zhusti, Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Eni Jani, Gentjan Zenelaj, Artur Gorishti, Nevina Shtylla, Leonard Bombaj, Neritan Liçaj, Vin Bejleri, Mehdi Malkaj, Rovena Dilo, Behar Mera ky film po korr sukses dhe ka zgjuar vëmëndjen e shikuesit me gjërësinë e tematikës që ofron.