Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Kënaqësi të nisësh ditën ndryshe, krah atyre që marrin dhe japin një kontribut të çmuar në komunitetin tonë.
Vizitova qendrën e Organizatës shqiptare të Urdhërit të Maltës (Malteser Shqipëri), e cila prej afro 30 vitesh luan një rol të rëndësishëm në ndihmën që jep për shtresat në nevojë, si dhe në fushën mjekësore e mbrojtjen civile. Bashkë me koordinatorin Maranaj Marku pata mundësinë të takoj një pjesë të personave që asistohen me ndihmë prej tyre, si dhe stafin që me përkushtim ju gjendet pranë.
Në mbyllje të kësaj vizite pata rastin t’i shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time dhe të komunitetit të Shkodrës Organizatës shqiptare të Urdhërit të Maltës (Malteser Shqipëri), për të gjithë veprimtarinë e saj dhe kontributin e dhënë në Shkodër e Shqipëri.