
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu: Lajmi se “Prefekti i Lezhës ka dhënë dorëheqjen nga “përplasja” me Kryetarin e Bashkisë”, është një sajim i ulët që s’ka asnjë lidhje me realitetin!
Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por propozim i një këshilltari! Pra i është kthyer këshilltarit dhe këshillit jo Kryetarit!
Unë kam shpreh habinë se si i njëjti projekt ka kaluar para 2 vitesh dhe sot jo! Kjo ka të bëjë me argumentimin me dy standarte të stafit juridik, i cili për arsye që i dinë ata kanë kthyer projektvendimin!
Përpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale! Bashkia nuk është propozuese, por është në të drejtën e vet që të kërkojë mosaplikimin e dy standarteve për të njëjtën gjë nga disa zyrtare kushdoqofshin ato! Në këtë rast Prefekti vetë nuk ka qenë në përplasje aspak me ne!
Çdo lajm me “përplasje” është truk gazetaresk që në kërkim të audiencës fantazojnë të tilla histori!