
Ditën e sotme në orën 12:30 pritet të mblidhet Këshilli Kombëtarë dhe grupi i kandidatëve të PD për deputetë, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari i selisë blu, Lulzim Basha. Në prag të protestës së 13 Prillit, PD do të mblidhet për të diskutuar për masat organizative për vijimin e aksionit politik.
“Neser, e hene, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Keshillit Kombetar dhe grupit te kandidateve te PD per deputete, per masat organizative per vijimin e aksionit politik dhe protesten e 13 Prillit”, thuhet në njoftim.
Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve vijon përballjen politike kundër qeverisë duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e Edi Ramës, si dhe vendosjen e një modeli për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në vend.