Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PRAPASKENA/ Gazetari i njohur investigativ: Nje mine me e fuqishme se ajo e Shkodres priste te shperthente…

ShkodraWeb 7 April, 2018
img_0070.jpg

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Hoxha sqaroi se një nga ngjarjet e rëndësishme që po hetohej nga Ardjan Nezha dhe për të cilën është folur pak në media, është ajo e një sasie të madhe tritoli të vendosur në makinën e një biznesmeni që hynte e dilte në tregun ushqimor të Elbasanit.

Gazetari Artan Hoxha tha se ka qenë fare rastësi që në Elbasan nuk shpërtheu një minë, më e fuqishme se ajo në Shkodër, që për pak i mori jetën Lulzim Kullës, minë e cila siç dihet ishte përgatitur në Elbasan, raporton “BalkanWeb”.

“Jemi marrë shumë me ngjarjen e 13 janarit të këtij viti ku u plagos Lulzim Kulla dhe dy të tjerë. Në Elbasan është zbuluar një minë tjetër me 1,5 kg tritol. Mina ka ardhur nga Mali i Zi, autori dyshohet të jetë person i afërt i Julian Sinanajt. Ka qenë në burg, por Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, u arratis dhe nuk u kap më”,- u shpreh Hoxha siç raporton “BalkanWeb”.

Ndonëse nuk u vu re, Hoxha sqaron të gjithë ngjarjen dhe nxjerr sërish në pah rivalitetet mes dy klaneve në qytetin e Elbasanit.

“Ngjarja ndodhi në 24 prill 2017. Një automjeti tip Volswagen pronë e një biznesmeni të vogël që hynte në orar fiks në tregun e qytetit në administrim nga Petrit Çela, babai i Suel Çelës i përmendur për ngjarjen që kishte të bënte me policinë, aktualisht në kërkim edhe pse rezultoi që nuk ishte aty. Pjesëtarë të grupit rival të Çelajve tentuan të çojnë një mesazh të fortë tek ta, për shkak të masakrës së 3 shkurtit 2016, ku u vranë tre pjesëtarë të Çapjave dhe u plagosën 8 të tjerë. Mina ishte vendosur me magnet në pjesën e poshtme të mjetit. Dihej që në momentin që ky do hynte në treg mina do të shpërthente dhe gjithë përgjegjësia do t’i lihej personit që do t’i ndodhte shpërthimi dhe autorët e vërtetë do humbnin gjurmët”,- tha Hoxha.

Më tej gazetari shtoi se: “Atentati dështoi rastësisht, pasi një person e ka parë masën e pazakontë poshtë makinës së parkuar. U njoftua policia dhe në tokë ra një minë me 1.5 kg tritol. Do ishte si një ngjarje terroriste nëse do shpërthente brenda tregut. Hetimet u bënë nëse pronari kishte apo jo konflikt, por pastaj u arrit në konkluzionin që qëllimi ishte të shpërthente mina brenda tregut si hakmarrje për personin që ka tregun”,- shtoi gazetari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Muxhahedinet iraniane paralajmerojne: Tirana kercenohet nga sulmet terroriste…
Artikull pasardhës: “GYLENISTËT”/ Turqia i bën presion Shqipërisë: Largoni kreun e Komunitetit Musliman Skender Bruçaj…

TË FUNDIT

arrest prostitucion shkoder 2026

DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest prostitucion shkoder 2026

DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.