
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin F. T., 22 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, për veprën penale “Mashtrim”. Pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. R., se 22-vjeçari kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia kishte kthyer më. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 39 vjeç, pasi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura të tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. K., 58 vjeç, banues në fshatin Mjedë; A. F., 54 vjeç, banues në fshatin Hajmel; P. M., 29 vjeç, banues në Shkodër; dhe një 14-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.




