Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi iu sekuestruan 114 mijë euro të padeklaruara. Mediat italiane raportojnë se pas hekurave dje përfundoi një shtetas nga Shqipëria dhe një nga Kosova, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Operacioni u ndërmor nga zyrtarët e Agjencisë Doganore në bashkëpunim me Guardia di Finanza.
‘Il quotidianoitaliano’ shkruan se shqiptarët po tentonin që t’i transportonin eurot jashtë Italisë. Tashmë po hetohet në lidhje me burimin eurove të padeklaruara, ndërsa tashmë shqiptarët ndodhen në paraburgim.