
Si zakonisht, një ditë para ndeshjes trajneri i Vllaznisë Mirel Josa duhej të dilte para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp. Para pak minutave, zëdhënësi i KF Vllaznia ka njoftuar se konferenca e sotme, para ndeshjes me Egnatian, nuk do të zhvillohet.
Nuk ka ndonjë shpjegim apo arsye të paraqitur për këtë “heshtje shtypi” të kuqebluve dhe që vjen pas humbjes me Tiranën për Superkupen disa ditë më parë në kryeqytet.
Ndeshja me Egnatian, një nga ekipet më të mira të këtij sezoni, është mjaft e rëndësishme për ecurinë e Superligës dhe ndoshta ekipi ka patur nevojë për më shumë përqendrim në prag të saj.