Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj prezanton titullarin e ri të Filialit Shkodër. Është larguar Paulin Ndoja dhe në vend të tij është emeruar Edmond Emini, që mban edhe postin e kryetarit të PS. Më herët, Emini ishte drejtor i Shtëpisë të të Moshuarëve në Shkodër.
Ky rotacion në prag të fushatës elektorale, pritet të pasohet nga të tjera. Prefekti Valdrin Pjetri deklaroi se ky është vetëm fillimi duke paralajmëruar ndryshime të tjera. Prefekti Pjetri tha se shumica e drejtorëve janë në gjumë.
“Nuk mund te tolerohet me kjo gje”, tha Pjetri.