
Afrimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, siç ndodh thuajse në çdo palë zgjedhje, shoqërohet me shkarkime, rokada apo edhe mërime në nivelin e drejtorive rajonale në Qarkun e Shkodrës.
Bëhet me dije se ditën e djeshme (17 mars 2025), u është kërkuar një numri drejtorësh të paraqesin vetë dorëheqjen nga detyra, duke lënë si afat përfundimin e orarit zyrtar të punës.
Nuk është e qartë nëse kanë paraqitur dorëheqjet por ShkodraWeb ka mësuar se dy drejtorë rajonalë, përfaqësues të PSD- së edhe si këshilltarë bashkiakë të Shkodrës, Gjergj Sokoli dhe Rezarta Pode, janë shkarkuar nga detyra.
Sokoli ka mbajtur pozicionin e drejtorit në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, ndërsa Pode ka patur pozicionin e drejtueses së Illyrian Guard, shoqëri sigurimi fizik me aksione shtetërore.