Prag ndeshja me Skenderbeun në “Loro Boriçi”, KF Vllaznia del me një njoftim të rëndësishëm për tifozët…

Pak orë para sfidës së rëndësishme për vijimësinë me Skenderbeun në “Loro Boriçi”, KF Vllaznia sha ka dalë me një njoftim për tifozët. Kërkohet mirëkuptimi i tyre për pamundësinë e futjes në stadium të asnjë tifozi në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme. Siç dihet, pas ndeshjes me Partizanin në Shkodër, klubi kuqeblu u gjobit nga FSHF me 200.000 lekë për praninë e tifozëve në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.


NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon mirkuptimin e të gjithë tifozerisë së zjarrtë kuqeblu, dashamirësve dhe të gjithë mbështetësve tanë që në takimin e datës 27 Dhjetor, ora 13.45 i cili do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19.

Prandaj përtej dëshirës tonë për të patur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnje tifozi në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin shpresojmë që kjo pandemi shumë shpejt të marrë fund dhe të rikthehemi të gjithë bashkë në mbështetje të ekipit, Forza Vllaznia! ❤💙


ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel